Arabia Saudite prodhoi një vëllim rekord të gazit natyror gjatë këtij viti, tha gjigandi shtetëror i naftës i Aramco në publikimin e rezultateve të tremujorit të tretë të martën, ndërsa eksportuesi më i madh i naftës në botë kërkon të rrisë pozitat e tij në gazin natyror.
Saudi Aramco “arriti një rekord historik të prodhimit të gazit natyror ” në një vëllim prej 10.7 miliardë metra kub standardë në ditë (bscfd) në 6 gusht, 2020.
Aramco bëri gjithashtu dy zbulime të reja në terren në tremujorin e tretë, të dy në pjesën veriore të Mbretërisë, me një fushë që përmban si naftë dhe gaz dhe një fushë tjetër me rezerva të mëdha gazi.
Gjigandi shtetëror saudit i naftës është eksportuesi më i madh i naftës në botë, por nuk është në pozita aq të forta në gazin natyror. Aramco ka vendosur synimet e saj në zhvillimin e konsiderueshëm të rezervave të gazit të Arabisë Saudite dhe fillimin e eksportit të gazit gjatë dekadës së ardhshme.
Aktualisht, Arabia Saudite konsumon të gjithë gazin që prodhon, kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike.
Pavarësisht rritjes së prodhimit të gazit, termocentralet e Arabisë Saudite vazhdojnë të përdorin naftë për prodhimin e energjisë. Në gusht, konsumi i naftës i Mbretërisë për prodhimin e energjisë elektrike ishte 702,000 fuçi në ditë (bpd), sipas të dhënave nga Iniciativa e Përbashkët e Organizatave të të Dhënave (JODI), cituar nga Bloomberg.
Me zhvillimin e më shumë fushave të gazit, Arabia Saudite synon të eksportojë deri në 3 miliardë metra kub gaz në ditë deri në vitin 2030, tha shefi ekzekutiv i Saudi Aramco Amin Nasser.
Aramco do të zhvillojë vetëm rezervat konvencionale dhe jokonvencionale të gazit të Arabisë Saudite dhe opsionet për eksporte përfshijnë eksportet përmes tubacioneve dhe gazit të lëngshëm natyror (LNG), tha Nasser.
Programi i zhvillimit të gazit Saudi Aramco pritet të tërheqë deri në 150 miliardë dollarë amerikanë në investime gjatë dekadës së ardhshme, u shpreh Nasser.
Bursa për datën 6 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 353.75 | – 7.25 |
DIESEL | 320.75 | – 5.75 |
BRENT | 38.31 | – 1.19 |
©aktualitet.al