Rëndohet gjendja e naftëtareve: Rama të mbajë fjalën

0

Vijon greva e urisë e naftetareve në Ballsh me kërkesen për marrjen e pagave dhe nisjen e punës në rafinerinë ku kanë vite që punojnë.

Sot është dita e 23 e grevës së urisë dhe gratë naftëtare akoma nuk kanë marra asnjë përgjigje nga instancat shtetërore për kërkesat e tyre.

Gjendja shëndetësore e grave është e përkeqësuar.

Kane vënë në dijeni kreret e sindikatës për gjendjen e tyre.

Njëra nga grevistet deklaroi në një intervistë për Syri TV se prisnin reagimin e kreut të qeverisë dhe se ai duhej të mbante fjalën e dhënë para tre viteve.

”Gjendja ka qenë shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Më jepnin kurajo shoqet dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë pa i parë. Për çfarë ika nga familja? Për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojnë. Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë”.

Artikulli i mëparshëmMyrto Uzuni tregon bisedën e shkurtër me Cristiano Ronaldon në Ferencvarosh-Juventus
Artikulli i radhësKryeministrit i jepet e drejta të shpallë të paaftë Presidentin! Ja si kalojnë kompetencat e Kreut të Shtetit te kryetari i Kuvendit