Moguli i medieve, Rupert Murdoch dhe mediat e tij amerikanë janë parë prej kohësh si mbështetës të thekur të Donald Trump.
Por tani gjërat mund të kenë ndryshuar, raporton BBC.
Mediat e tij, ‘Fox News’, ‘New York Post’ dhe ‘Wall Street Journal’ duket se po e përgatisin audiencën për humbjen e tij dhe po distancohen nga presidenti.
Fox News e zemëroi presidentin natën e zgjedhjeve kur shpalli se Arizona është fituar nga demokrati JOe Biden. Që prej atëherë, ky rrjet është distancuar nga pretendimet e presidentit për manipulime zgjedhore.
Edhe gazeta e Murdoch, ‘Wall Street Journal’ publikoi një koment me titull: ‘Fundi i lojës për presidentin’.
Kurse tabloidi ‘New York Post’ publikoi dy opinione ku supozohej se Trump ndoshta do i humbasë zgjedhjet.
Ndërsa numërimi i votave po zvarritet, Post nuk i ka bërë jehonë të madhe deklaratave të Trump për manipulime zgjedhore.