Edi Reja publikon listën e Shqipërisë për sfidat e nëntorit, rikthime të rëndësishme në kombëtare

0
Edi Reja publikon listën e Shqipërisë për sfidat e nëntorit, rikthime të rëndësishme në kombëtare

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë tre ndeshje në ditët në vijim, kundër Kosovës (11 nëntor) në një miqësore, më pas ndaj Kazakistanit (15 nëntor) dhe Bjellorusisë (18 tetor) në kuadër të Ligës së Kombeve. Pak çaste më parë,  Edoardo Reja publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida.

Trajneri i kombëtares shqiptare, ka grumbulluar 27 lojtar për këto takime, ku bie në sy rikthimi i disa futbollistëve të rëndësishme si Gjasula, Balaj apo edhe Uzuni.

Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli rikthehen në Kombëtare, pas mungesës në ndeshjet e muajit tetor. Bëhet fjalë për një rikthim edhe për Memushajn, që është i gatshëm të japë një ndihmë për Kombëtaren, për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. 

Gjithashtu, surprizë është lënia jashtë e Armando Sadikut nga tekniku italian. Për repartin e sulmit, Reja ka grumbulluar, Bekim Balajn, Sokol Cikalleshin, Xhakomo Vrionin, Armando Brojën, Taulant Seferin, Rei Manajn dhe Myrto Uzunin, me këtë të fundit që ishte në dyshim, për shkak se për një periudhë të gjatë ka qenë i izoluar, për shkak se rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Lista:

Image
Artikulli i mëparshëmProdhimi Saudit i gazit arrin rekorde të reja. Bursa për datën 6 Nëntor 2020
Artikulli i radhësCovid-19 prek Real Madrid, konfirmohen dy lojtar të infektuar