Presidenti i klubit të Verona-s, Maurizio Setti ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirus. Lajmi është dhënë nga vetë klubi veronez, me anë të një postimi në faqen zyrtare: “Hellas Verona njofton se Presidenti Maurizio Setti kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në testin e kryer ditën e premte .
Presidenti, është paksa simptomatik, por është mirë. Ai tashmë ndodhet në izolim në shtëpinë e tij dhe do të ndjekë procedurat e protokollit shëndetësor “.