Një sezon shumë i mirë me Sevilla-n, më pas kthimi te Real Madrid dhe së fundmi, transferimi te Tottenham . Muajt ??e fundit të Sergio Reguilon kanë qenë absolutisht plot ngjarje. Mirëpo silur të mos mjaftonin këto, një ngjarje tjetër është zbuluar nga “El Confidencial . Largimi i 23 vjeçarit nga “Los Blancos” për te Spurs do të vinte jo për shkaqe teknike, por për shkak të problemeve mes tij dhe djalit të trajnerit Zinedine Zidane, Luca .
Problemet mes Reguilon dhe Luca Zidane, kanw nisur qw te Real Madrid B, probleme qw do të ndikonin edhe te marrëdhëniet me trajnerin francez. Pasoja ishte shumë e thjeshtë: anësori spanjoll u dërgua në Premier League, ndërsa portieri tani është në Rayo Vallecano pasi kaloi një vit në huazim në Racing Santander.