Dyshime mbi zgjedhjet në SHBA/ Si u shtuan 130 mijë vota për Biden në Michigan (FOTO)

0

“Po kërkojnë vota kudo për Biden, në Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë” – janë fjalë të Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në Twitter që akuzon se po manipulohet procesi zgjedhor.

Më herët ai publikoi në rrjetet sociale edhe një hartë të votimit në Michigan të fiksuar gjatë natës e cila sipas rij tregon një rritje të papritur prej rreth 130,000 votash për Joe Biden, por asnjë për Donald Trump e cila është bërë virale në internet.
Trump retweetTrump retweetTrump retweet

Presidenti Trump ka postuar në Twitter këtë foto e cila po ngre spekulime për manipulim të zgjedhjeve. Është e zakonshme gjatë procesit që autoritetet shtetërore të shtojnë një pjesë të madhe të votave në një numërim në të njëjtën kohë, por përdoruesit e mediave sociale po pyesnin se pse në këtë përditësim Trump nuk kishte asnjë votë të shtuar.

“Desk”, faqja në internet që po monitoron zgjedhjet, e cila krijoi hartën, tha se: “Ishte një gabim i thjeshtë nga një skedar i krijuar nga shteti që ata e morën… shteti vuri re gabimin dhe prodhoi një numërim të përditësuar.”

Zëdhënësi i “Desk” shtoi se: “Kjo gjë mund të ndodhë natën e zgjedhjeve. Ne pamë që tabulatorët e tjerë të votave në Michigan që e vunë re këtë gabim e korrigjuan në kohë reale si edhe ne.” Ndërsa Byroja e Zgjedhjeve në Michigan tha se nuk kishin një koment mbi mospërputhjen e të dhënave, por tha se rezultatet ishin në këtë fazë “jozyrtare” dhe numërimi nuk ishte përfundimtar.

Artikulli i mëparshëmSimpsons parashikuan që 8 vjet më parë këtë që po ndodh mes Trump dhe Biden
Artikulli i radhësKush është Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë zv/ presidente e SHBA-ve