Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë një ndër shumë emra të njohur në botë që kanë uruar Joe Biden për fitimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në një deklaratë zyrtare me shkrim nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë federale gjermane, Merkel e konsideron Biden President, ndonëse emërimi i tij bëhet në janar dhe thotë se amerikanët zgjodhën tashmë dhe ajo shpreson të bashkëpunojë më Presidentin Biden.
Për më tepër ajo kujton se miqësia transatlantike është shumë e domosdoshme për të përballuar sfidat e mëdha të kohëve të sotme.