Pse ndodhin vetëvrasjet vetëm tek “Shefqet Ndroqi”/ Zv.ministrja Rakacolli tregon pasojat në tru të sëmundjes nga COVID-19

0
Shqipëri, rritet në 12 numri i personave të prekur me koronavirus

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur sot për rastet e pacientëve të prekur nga koronavirusi, por që kanë zgjedhur t’i japin fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

E ftuar në News24, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se ky fenomen ka ndodhur edhe jashtë ambienteve të spitaleve.

Njerëzit janë hedhur edhe nga shtëpia, jo vetëm nga spitali”,- u shpreh Rakacolli.

E pyetur nëse kjo sëmundje e godet trurin e pacientëve me COVID, duke bërë që ata të humbin kontrollin dhe të shkojnë drejt vetëvrasjes, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se sëmundja përballohet në mënyra të ndryshme nga të prekurit me koronavirus.

Sipas saj, sëmundja ka ende shumë pikëpyetje dhe kërkohet më shumë kohë për të vërtetuar ndikimet që ka tek pacientët.

Ajo tha më tej se shumë persona e përjetojnë në mënyra të ndryshme sëmundjen, ndaj dhe reagimi nuk është i njëjtë tek të gjithë të prekurit.

Është një pyetje shumë profesionale, për një sëmundje të re për të cilën çdo ditë shkruhet një faqe, flitet, ka artikuj të ndryshëm që përshkruajnë depresione, akte vetëvrasjeje, dëmtime të sistemit nervor, qoftë qendror, qoftë periferik të trurit, përshkruajnë ndryshime të personalitetit.

Por këto janë fenomene aq komplekse sa dhe për sëmundjet e sistemit nervor janë dashur vite të arrihen në ato nivele deri sot. S’mund të pretendojmë që për një periudhë kaq të shkurtër të jepen përgjigje kaq precize, dhe një grip ka njerëz që e përjetojnë ndryshe”- u shpreh Rrakaçoli.

Lidhur me ngjarjet e fundit, ku një i ri i ka dhënë fund jetës pikërisht në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, zv.ministrja nuk preferoi të komentojë, por tha se për këto ngjarje do të pritet vendimi i drejtësisë.

“Unë do të rekomandoja që shtypi të mos merrej me këtë gjë deri në momentin që ka një hetim. Le të bëhemi qytetarë dhe të duruar e të presim  rezultatet e prokurorisë, pastaj mund të diskutojmë”, tha ajo.

Artikulli i mëparshëmHistoritë e çuditshme që ndodhin në rrugë/ Policia e ndalon se s’kishte rripin e sigurimit, shoferi bën veprimin e papritur: Ma bëni hallall, jam i stresuar nga…
Artikulli i radhësKur do të përfundojë pandemia e koronavirusit? Një skenar më real, është që kjo sëmundje do të bëhet…