Tetori 2020, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

0

Të dhënat e  fundit nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus, tregojnë se Evropa sapo ka provuar tetorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Temperaturat në të gjithë Evropën muajin e kaluar ishin 1.6 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1981-2010.

Nxehtësia jashtëzakonisht e madhe përfshiu gjithashtu rajonin e Arktikut, duke luajtur një rol kryesor në parandalimin e ngrirjes së Oqeanit Arktik për dimër. Të dhënat tregojnë se edhe akulli i detit Arktik arriti nivelin më të ulët qe nga fillimi i matjeve satelitore që kishte nisur në 1979.

“Nëse marrim tetorin për shembull, gjashtë tetorët më të ngrohtë në Evropë kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit. Kështu që nuk është e pazakontë të shohim ndonjë rekord të ri, dhe kjo do të ndodhë për shkak se trendi i ngritjes së temperaturave, veçse ka filluar”, është shprehur një nga studiuesit e ndryshimeve klimatike, për agjencinë The Independent.

Sipas të dhënave, temperaturat ishin gjithashtu mbi mesataren në SHBA-në perëndimore dhe pjesën më të madhe të Afrikës Jugore. Rajone të tjera, përfshirë pjesë të Amerikës së Jugut, kanë përjetuar valë të vazhdueshme të nxehtësisë.

Vonesa në ngrirjen e Oqeanit Arktik në tetor është shembulli më i mirë, tha Dr Zachary Labe, një nga shkencëtarët  e klimës në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Ai u shpreh me fjalët se: “Sasia e ujit të ngrirë këtë vjeshtë është absurde. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre treguesve të ndryshimit të klimës “.

Artikulli i mëparshëmSkocia ndalon me ligj dënimin trupor të fëmijëve, por jo pa kundërshtime
Artikulli i radhës“Më ndihmoni, kam pirë drogë”/ Përdoruesja kërkon ndihmë, policia i gjen mbetje kokaine dhe qese me hashash