Covid “paralizon” arsimin në Gjirokastër, mbyllen dy kopshte dhe pezullohet mësimi në një shkollë

0

Covid-19 ka paralizuar institucionet arsimore në Gjirokastër. Gazetari Orges Sako bën të ditur për abcnews.al se është mbyllur kopshti “Cicërimat” si edhe një tjetër kopsht, për shkak të virusit.

Ndërkohë, në shkollën “Koto Hoxhi” do të pezullohet mësimi për nxënësit nga klasa e 5-të deri në të 9-ën pasi do të bëhet dezinfenktimi i ambienteve.

Mësohet se në këtë shkollë ka një numër të konsiderushëm mësuesish të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kujtojmë se ditën e sotme në vend u shënua shifra më e lartë me të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 501 raste të reja, ndërsa dy persona humbën jetën në orët e fundit.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Karantina e dytë pritet me protesta, policia greke përplaset me protestuesit
Artikulli i radhësTani një shkencëtare në SHBA, dikur modele e klipit “Makina e Memories” të Ardit Gjebreas