Douglas Emhoff do të bëhet Zotëria i Dytë, por i pari në histori të SHBA-së

0

Douglas Emhoff, burri i zëvendës-presidentes, Kamala Harris, do të jetë bashkëshorti i parë mashkull në këtë pozitë.

Zotëria i Dytë. Burri i Dytë. Pavarësisht titullit zyrtar, Emhoff, i cili është hebre, po bën histori, një reflektim i ndryshimit të normave politike dhe gjinore të kombit, raporton CNN.

Harris, një senatore demokrate nga Kalifornia, do të shkruajë historinë si gruaja e parë, me ngjyrë dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore, të merr këtë pozitë shtetërore amerikane.

“Krenar për ty”, shkroi Emhoff në llogarinë personale në Twitter, teksa shihet në përqafim të Kamalas.

Emhoff, një avokat i suksesshëm, ishte kryesisht i qetë dhe mbështetës i fushatës së Kamalas që po kandidonte për president gjatë zgjedhjeve demokratike. Harris u tërhoq nga gara kryesore në dhjetor dhe iu bashkua Bidenit si kandidat për president i SHBA-së.

Emhoff u largua nga qendra e vëmendjes dhe shpesh ishte parë në prapaskenë ose në skajin e turmës në ngjarjet e Harrisit duke e veshur një bluzë “Kamala”.

Ai fitoi vëmendjen vitin e kaluar kur nxitoi në skenë për të mbrojtur Harrisit pasi një protestues iu afrua senatores për t’ia kapur mikrofonin

Theksojmë se Harris dhe Emhoff janë njoftuar personalisht në vitin 2013, pasi i njoftoi verbalisht një shok i mirë i Harrisit, kur kjo e fundit ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Në atë kohë, Emhoff ishte i shkurorëzuar nga Kerstin Emhoff, me të cilin ka dy fëmijë, Cole dhe Ella.

Emhoff i propozoi martesë Harrisit në vitin 2014. Çifti u martua në gjykatë në Santa Barbara më vonë atë vit në një ceremoni të drejtuar nga motra e Harrisit, Maya.

Artikulli i mëparshëmPas kritikave, Mbretëresha Elizabeth për herë të parë në publik u shfaq me maskë në fytyrëv
Artikulli i radhës“Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”, të rinjtë e FRPD homazhe për viktimat e Covid-19 përpara Kryeministrisë