Edhe pse shifrat e infektimeve nga Covid vijojnë të jenë të larta, Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA tha se vdekjet kanë psuar rënie.
Gjatë një takimi të shtunën me Shoqatën Amerikane të Mjekëve, Fauci veçoi tre faktorë të lidhur me këtë fenomen:
“Mosha e pacientëve, përvoja e mjekëve me virusin dhe ilaçet më të mira.
Fakti që të rinjtë tani po infektohen, është gjithashtu një faktor që ul nivelin e vdekjeve”, tha ai.