Ditët e fundit në Shqipëri ka patur një rritje alarmante të infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 12 viktima.
Sipas projeksionit të institutit amerikan, deri në 1 shkurt të vitit të ardhshëm (2021), shteti shqiptar mund të regjistrojë deri 1989 të vdekur.
Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) është një qendër e pavarur globale e kërkimit shëndetësor në Universitetin e Uashingtonit.
Aktualisht Shqipëria numëron 559 viktima nga COVID-19./Gazeta Shqip