Rama publikon pamje brenda spitalit COVID 3: Opozita përhap panik, ka shtretër të gatshëm

0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës rreth situatës në spitalet tona COVID.  Kreu i qeverisë e ka akuzuar Bashën për dezinformim.

Rama shtoi se opozita po përhap panik edhe pse në spitalin COVID 3 sipas tij ka shtretër të gatshëm dhe personel mjekësor.

“Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se “spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s’ka mjekë, s’ka infermierë”, s’ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!

Është fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!
Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur – ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja.
Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!
Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!
Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!”, ka reaguar Rama në rrjetet sociale.

Artikulli i mëparshëmOBSH vlerëson mutacionin e Covid-19: Studim nëse virusi i ndryshuar do ndikojë tek vaksina
Artikulli i radhësShqipëria rifutet në karantinë nga 11 nëntori…