Avokati i njohur Spartak Ngjela është i bindur se demokrati Joe Biden, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të sjellë një ndryshim të madh jo vetëm në Amerikë por edhe në Shqipëri.
Ai ka shpërndarë lajmin se Biden vjen me një lajm të madh për shqiptarët
Lajmi që ka shpërndarë avokati Spartak Ngjela
“Joe Biden ka lëshuar një deklaratë përmes së ciles u drejtohet shqiptarëve. Mes tjerash Biden dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris deklarojnë:
A) Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
B) Ai deklarohet si mbrojtes i integritetit terrítorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë.
C) Ai krítíkon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë.
D) Ai thekson së do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE”.