Çfarë mendojnë parukieret për klientet dhe ‘thashethemet’ që ato bëjnë në sallon

0

Të gjithëve na ka ndodhur që kur shkojmë te parukierja/parukieri/berberi të përfshihemi në biseda të ndryshme e ndonjëherë të flasim më shumë nga sa duhet. Por e keni pyetur ndonjëherë veten se ç’mendon parukierja për bisedat që i bëni?

4 profesionitë kanë treguar për Vice se çfarë mendojnë ata për klientët e tyre?

Mila (23 vjeçe) A ndiheni ndonjëherë jo mirë për bisedat e kota me klientët?

Ndodh. Unë e urrej kur ata heshtin për dhjetë minuta dhe pastaj thonë, “Pra… çfarë do të bësh këtë fundjavë?” Disa ndihen të detyruar të bëjnë një bisedë kur nuk është vërtet e nevojshme.

Por a nuk është pak e mërzitshme heshtja?

Pak, por gjithmonë ka muzikë në sfond. Sinqerisht, nuk ka asnjë problem të heshtësh. Kam klientë që mbyllin sytë dhe hyjnë në një gjendje pothuajse medituese.

Cilat janë bisedat më të çuditshme që keni bërë ndonjëherë?

Shumica kanë të bëjnë me konfliktet e tyre të brendshme. Dikush më tha një herë se unë nuk isha vetëm parukierja, por edhe psikoterapistja e saj. Sa mirë të ishte kështu, do të kisha pak më shumë para mënjanë.

Dikur kam punuar me një zonjë të moshuar, e cila ishte gati të qante gjatë gjithë kohës. Kur mbarova, ajo tha: “Djali im do ta kishte pëlqyer këtë model flokësh”. Kohët e fundit kishte vdekur. Ishte e vështirë për mua. Nuk mund ta injorosh, por as nuk je e përgatitur për biseda të tilla, apo jo? M’u desh ta ngushëlloja, por isha jashtëzakonisht në siklet.

Nick (28 vjeç) Sa shpesh bëni biseda të vështira me klientët tuaj?

Unë bëj vetëm prerje burrash dhe dje ishte një djalë që flirtonte me mua gjatë gjithë kohës. Në një moment ai më pyeti drejtpërdrejt nëse do të mund të dashurohesha me të. Isha shumë në siklet. Pastaj më duhej të kaloja edhe 45 minuta bashkë me të.

Biseda më e sikletshme që pata, ishte me një person të vetëquajtur ushtar i marinës. Ai më tregoi një histori shumë të vështirë për një mision në Mali, me përplasje etj. Ajo që ai nuk e dinte është se edhe unë isha në ushtri në Mali saktësisht në të njëjtën kohë, kështu që e dija që ai po fliste gjithë kohën broçkulla. Mendova t’i tregoja, por më pas vendosa ta lë ta mbarojë historinë.

Për çfarë flasin burrat në sallon?

Për gratë. Është gjithmonë një temë argëtuese dhe e aksesueshme. Që kur u bëra baba, shpesh flas edhe për fëmijët. Kam gjithashtu shumë klientë me prejardhje ushtarake dhe bisedat me ta nuk janë veçse sipërfaqësore. Në sallonin tonë, ju paguani jo vetëm për prerjen, por për përvojën. Të gjithë marrin një birrë ose një uiski dhe ne duam që klientët të relaksohen. Një bisedë interesante është sigurisht pjesë e përvojës.

Si i trajtoni klientët që nuk duan të flasin?

Ndonjëherë provoj tema të ndryshme dhe marr vetëm përgjigje të prera. Nuk është problem. Shpesh imagjinoj se ata janë njerëz të zemëruar ose të pakënaqur, por më pas ata më japin një bakshish prej 10 eurosh dhe më bëjnë të ndryshoj mendim. Disa njerëz preferojnë heshtjen. Sinqerisht, preferoj këta të fundit sesa të dëgjoj ata që flasin për palestrën me orë të tëra.

A jeni zgjuar ndonjëherë me “hënë të keqe” dhe nuk doni të flisni?

Po, nëse debatoj me gruan time në mëngjes, por nuk ndodh shpesh. Unë zakonisht jam i qetë me njerëz që janë paksa të çuditshëm.

Iris (26 vjeçe) Cila është biseda më e vështirë që ke bërë me një klient?

Një nga klientët e mi meshkuj gjithmonë sillet çuditshëm. Në fillim gjithçka është në rregull, por sapo ulet, nervozohet. Nëse i bëj një pyetje, ai fillon të qeshë dhe nuk mund të përgjigjet seriozisht. Mbase i pëlqej unë apo diçka e tillë.

E ke të vështirë kur klientët rrinë në heshtje?

Në fillim mendoja se ishte e pasjellshme nëse dikush fillonte të lexonte gazetën ose përgjigjej vetëm “po” dhe “jo”, por pastaj shoh që këta njerëz kthehen tek unë, kështu që ata duhet të jenë të kënaqur. Të qëndrosh në heshtje të plotë nuk është diçka aq e keqe, fundja flas gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës.

A ju ndodh të keni ditë të këqija kur preferoni të mos flisni fare?

Sigurisht që po, por mendoj se është normale. Ndonjëherë ndodh që një histori nuk më intereson aspak. Ç’më duhet se si e ndërtove kafazin për lepurin tënd?

Michael (27 vjeç) Si ia bën me klientët që flasin shumë?

Nuk merrem fare! Unë nuk jam nga ata parukierë që flasin për motin. Unë dua që njerëzit të ndihen rehat kur hyjnë brenda. U marr pallton, u ofroj një kafe dhe dëgjoj me vëmendje se çfarë prerjeje imagjinojnë. Kjo zakonisht krijon një atmosferë të mirë. Zakonisht jam super i përqendruar dhe hesht.

Çfarë ndodh nëse klienti nuk e vlerëson heshtjen?

Atmosfera mund të bëhet pak e sikletshme. Ka njerëz që vijnë herët në mëngjes vetëm për të bërë një bisedë. Unë zakonisht dëgjoj, por kur ata fillojnë të bëjnë pyetje të bezdisshme si: “Pra, sa kohë keni që punoni këtu?” i bie shkurt ose i them se është dita ime e parë.

Si veproni me klientët e vrazhdë?

Kam disa hile për të zbutur disa njerëz. Nëse është një klient i ri, gjithmonë e pyes se nga është. Nuk është shumë personale, por është një pyetje e mirë për të filluar bisedën. Cila është këshilla numër një për të shmangur sikletin? Mos fol! Shumë njerëz më falënderojnë që kam qëndruar në heshtje.

Artikulli i mëparshëm137 kg kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë, çfarë thotë letërporosia e Greqisë për zëvendësimin e kokainës dhe personat e përfshirë
Artikulli i radhësPse njerëzit nuk i kujtojnë gjërat që kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare; Ja se çfarë është kjo gjendje