Dueli Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri, ja arsyeja

0
_115284184_strling1

Një hipotezë interesante është publikuar pak minuta më parë, nga media prestigjioze britanike “BBC”. Bëhet fjalë për përballja e Ligës së Kombeve, mes Anglisë dhe Islandës, e cila mund të zhvillohet në Shqipëri.

E gjitha kjo për shkak se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë së fundmi një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të koronavirusit, që pretendohet se është përhapur së fundmi nga gjitarët te njerëzit.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda, kundërshtarja e Anglisë më 18 nëntor, 3 ditë më herët do të ndeshet me Danimarkën në Kopenhagen dhe është e detyruar të fluturojë, direkt pas kësaj sfide drejt Anglisë.

Së fundmi është hedhur hipoteza se në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me autoritetet qeveritare, që kjo ndeshje të zhvillohet në fushë neutrale, ku Shqipëria ka dalë si kandidatja kryesore për të pritur përballjen mes Anglisë dhe Islandës, të mërkurën e 18 nëntorit. Kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmE zbulojnë mediat italiane/ Kërkohet me ngulm ardhja e Kumbullës, Shqipëria bën gati çarterin privat për mbrojtësin e Romës
Artikulli i radhës‘Dorëzohet’ Armenia, lufta në Nagorno Karabak merr fund/ Kryeministri armen: Kam marrë një vendim të vështirë…