
Një situatë aspak profesioniste u regjistrua ditën e sotme në klubit e Fiorentinës. Bëhet fjalë për trajnerin Bebe Iakini i cili nuk do të jetë më nën drejtimin e skuadrës “vjollcë”.
Mediat italiane kanë arritur të zbulojnë prapaskenat e çuditshme. Deri në orën 18:30, Iakini ishte i bindur që do të qëndronte në krye të Fiorentinës, pas telefonatës me presidentin. Por situata ndryshoi rrjedhë në mënyrë krejt të papritur.
Shkaktarë për këtë gjë ishin dyshja Barone-Prade, që bërën presion te presidenti Komiso, për të ndryshuar trajnerin, duke arritur akordin me Çezare Prandelin.

Shkarkimi iu komunikua trajnerit Iakini, disa minuta pasi lajmi u shpërnda në mediat italiane. Një situatë sureale kjo. Teksa për ta konfirmuar dhe për ta shkarkuar më pas u deshën vetëm 1 orë e gjysëm.