Nga humbja turpëruese e Realit të Madridit 4-1 ndaj Valencias në “Mestalla” nuk kanë munguar as ofendimet e tifozëve në drejtim të lojtarëve dhe bashkëshorteve të tyre.
Një ndër to ishte dhe Isko i cili u cilësua si më i dobëti në fushën e lojës nga tifozat dhe këta të fundit nuk kanë munguar të ofendojnë dhe bashkëshorten e mesfushorit spanjoll duke bërë atë fajtore për gjendjen fizike të Iskos.
Gruaja e Iskos, Sara Salamo pas ofendimeve të shumta që ka marrë në mesazhe private, ka filluar ti publikojë në rrjetin e saj zyrtar në “Twitter” duke shënuar: “Nuk ka seksizëm në Spanjë.”, përfundon postimin e saj bashkëshortja e Iskos, Sara Salamo.
Sara Salamo ka publikuar disa nga komentet e tifozëve: “K*rvë, nuk do t’a fal kurrë atë çfarë i ke bërë Iskos.”
“Isko nuk është për ty.”
“Ti ke lodhur Iskon.”
“K*rvë Isko, k*rvë Sara Salamo.”