Një nga virologët më të njohur në Itali por edhe në Europë, Roberto Burioni, ka lëshuar alarmin se asimptomatikët me Covid-19 nuk se nuk pësojnë dëmtime në shëndetin e tyre, përkundrazi.
Siç bën të ditur Medical Fact, Burioni shkruan në një artikull të tij tip opinioni se “Asimptomatiku edhe pse nuk ka simptoma nuk do të thotë se nuk është i sëmurë. Tumoret – edhe më vrasësit – në fazat e para nuk japin simptoma, e njëjta vlen për Aids për disa vjet. Këta persona, edhe pse janë asimptomatikë, janë realisht mjaft të sëmurë, ndaj nëse nuk kurohen do të shkojnë drejt vdekjes së sigurt”.
Më pas Burioni nis të shpjegojë më me detaje të sëmurët me Covid: “Shumë persona të infektuar me koronavirus nuk kanë simptoma, por kjo nuk do të thotë se janë të shëndetshëm.. Një grup i madh personash. Edhe pse të goditur nga infeksioni pa simptoma, në trupin e tyre po pësojnë goditje të rënda që nuk i ndjejnë. Dikush mund të mendojë se kjo që them unë është një lloj terrorizmi, por kështu në fakt po shkojnë gjërat dhe duhet të thuhen”.
Burioni thekson më pas në artikullin e tij se kush është simptomatik është gjithashtu i rrezikshëm për të infektuar të tjerët, ndaj ai bën thirrje që të paktën kjo kategori që nuk e di veten të sëmurë të mos dalë në publik i fryrë pa maskë e pa distancim.
“Është e rëndësishme të ndalojmë lojwrat me qytetarët që janë të rrezikshme, që i çojnë njerëzit në sjellje që rrezikojnë të gjithë komunitetin”, shkruan virologu i njohur Roberto Burioni.