Salvatore Spagnolo, një kirurg kardiak kalabrez me ekspertizë specifike në trajtimin e embolisë pulmonare masive ka mbështetur idenë se trajtimi në shtëpi me Aspirinë, Heparin dhe Kortizon mund të zvogëlojë agresivitetin e Covid-19, duke bllokuar disa nga efektet e tij më vdekjeprurëse. Mjeku bëri një apel të vërtetë për autoritetet shëndetësore për të informuar popullatën për këtë mundësi.
“Trajtimi i virusit në fazën fillestare – thotë mjeku – do të kushtonte më pak dhe do të përmirësonte rezultatet. Fatkeqësisht, megjithatë, mjekët përshkruajnë ilaçe vetëm kur pacientët vijnë tek ata me sëmundjen në një fazë të përparuar”.
Spagnolo shprehet se kur e kërkoi këtë mars, iu rrëzua kjo mënyrë e trajtimit të sëmundjes së shekullit. Mjeku fillimisht u shpreh se teorinë e tij e hodhën poshtë politikanët e mjekët dhe thanë se një ishte një budallallëk.
“Heparina është kryesore për përdorimin e trajtimit të embolisë polmunare masive. E kjo kur pacienti është në fazën e përparuar, thekson mjeku kalabrez.
“Marsin e kaluar – thotë Spagnolo, i cili ushtron profesionin e tij si kardiokirurg në Iclas di Rapallo – unë hipotetizova se shkaku i vdekjes në patologjinë Covid 19 nuk ishte vetëm pneumonia intersticiale, por edhe embolia pulmonare difuze dhe unë propozova përdorimin e heparinës. Për të vërtetuar hipotezën time, unë botova një artikull në Journal of Cardiology Research me titull: Covid-19 si një shkak i pneumonisë dhe embolizmit difuziv periferik pulmonar. Trajtimi i hershëm antikoagulant për të parandaluar formimin e trombeve. Kjo hipotezë – vazhdon ai – nuk u mor në konsideratë. dhe, vetëm në fund të Prillit, studimet e autopsisë konfirmuan praninë e trombeve në mushkëri të pacientëve që vdiqën nga Covid -19 dhe terapia me heparinë u fut në pacientët e kujdesit intensiv, duke marrë përmirësime klinike.
Kohët e fundit Prof. Nicola Magrini, Drejtori i Përgjithshëm i Aifa, Agjencia Italiane e Barnave, ka deklaruar se heparina është një shtyllë në trajtimin e Covid-19. Megjithatë, aktualisht, ky ilaç përdoret vetëm në pacientët e shtruar në spital me shenja të pneumonisë”, pra jo te ato që kurohen në shtëpi.