Ish deputeti socialist Dashamir Peza dëshmitari që ruan misterin e kasetës për masakrën e Krushës (VIDEO)

0
Bien akuzat ndaj Bashës, Dashamir Peza mori videon e masakrës së Krushës ( VIDEO) - Gazeta Mapo

Vijon saga e filmimeve tashmë të bëra të famshme, për kasetën e masakrës të milicisë serbe në fshatin Krushë e Madhe, të xhiruara nga kameramani amator, Milaim Bellanica. Për këtë tragjedi, me 500 viktima, nga më të mëdhatë e luftës në Kosovë, është ndezur një debat i madh. Lapsi.al ka arritur të zbulojë fakte dhe dëshmi të reja që lidhen me djeninë e ish deputetit të PS-së Dashamir Peza.

Vetë Bellanica deklaroi pak ditë më parë në Top Channel se këto filmime ia pati dhënë Lulzim Bashës i cili atëherëe punonte në UMNIK për zbardhjen e krimeve serbe, dhe ky i fundit e ka zhdukur kasetën. Kaq u desh që kundërshtarët e kreut të PD-së në Tiranë ta akuzojnë atë për lidhje të fshehta me armikun.

Nga ana e tij Lulzim Basha e ka quajtur këtë një shpifje dhe ka pohuar në Top Story se se ka takuar kurrë Bellanicën dhe se nuk ka marrë kurrë një kasetë prej tij.

Po si qëndron e vërteta?

Edhe mediat pranë kreut të PD mbrojnë këtë version duke thënë se kameramani Milaim Bellanica gënjen pasi këtë kasetë e ka marrë BBC që atë kohë mbulonte luftën në Kosovë dhe e cila ka transmetuar dy minuta pamje prej saj nga ky krim i përbindshëm.

Por, në pohimet e tij Belanica nuk e fsheh që e ka çuar kasetën në BBC, madje ai thotë se Lulzim Basha erdhi ti’a kërkonte këtë dokument të rrallë, vetëm pasi pamjet u shfaqën në BBC.

Atëherë dilema mbetet: kush gënjen Bellanica apo Basha? A e ka shitur kameramani amator kasetën e tij ekskluzivisht tek BBC, apo thjeshtë i ka dhënë televizionit britanik disa minuta duke e ruajtur origjinalin për vete?

Kjo ngjarje, sikurse duket data në video, ka ndodhur në 1 prill 1999. Pra i vetmi njeri që mund të japë dëshminë e tij nëse ashtu sikurse ndodh rëndom BBC ka blerë kasetën eksluzive, apo ka marrë vetëm pamje prej saj është ish deputeti socialist Peza.

Nëse televizioni britanik e ka blerë origjinalin çështja është e zgjidhur dhe Basha s’ka pasur mundësi të binte në kontakt me atë material filmik. Nëse BBC ka marrë vetëm disa sekuenca, nga ato që më pas i trasnsmetoi dilema se cili gënjen, kameramani apo politikani do të mbetet e hapur…

Artikulli i mëparshëmManastirliu: Parashikohet 1.2 miliardë lekë në vit për trajtimin ambulator në banesë
Artikulli i radhësGjenerali: Nuk duhet lejuar ushtria greke në ishullin përballë Shqipërisë