Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, thekson se kuqezinjtë me lojtarët që kanë në organikë, nuk duhet ta diskutojnë vendin e parë në grup.
Në studion e “Sport News Plus”, Bogdani u shpreh: “Vinim pas ndeshjeve jo të mira, nuk diskutohej kundërshtari, Kazakistani, jemi më superior se ata.
Nga mënyra e lojës dhe skemës kemi për të diskutuar. Kemi pasur shumë ndryshime në formacion. Nga niveli i futbollistëve tanë duhet të pretendojmë më tepër. Kur shkoi Maqedonia në Evropian, duhet të pretendojmë dhe ne.
Pas EURO 2016 po kalojmë kohë të turbullt. Jemi mundur nga ekipet më inferiore. Siç e ka thënë trajneri dhe Federata, me këto ekipe dhe në lojë dhe në rezultat, kur luan me ekipe të tilla, një fitore bën diferencën dhe mund të shkosh në Evropian. Kam besim se skuadra të japë maksimumin me Bjellorusinë. Nuk do të jetë e lehtë si me Kazakistanin”.