Moderatorja Luana Vjollca, së fundmi është bërë pjesë e një projekti të ri xhirimesh.
Një natë më parë, moderatorja publikoi disa pamje teksa bëhej gati për xhirime, por duket se mbrëmja nuk ka shkuar dhe aq mirë.
Dikush ka shkatërruar xhamin e përparmë të makinës luksoze të Luanës, tip Ferrari.
Ishte vetë moderatorja, ajo që e bëri të ditur këtë lajm, me anë të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, teksa pyet kush dhe pse e bëri këtë.
“U qyqa kush e bëri këtë?!”, shkruan Luana.
Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim nga vetë moderatorja mbi ngjarjen e ndodhur.