Deklaratat e Metës, Rama reagon për situatën nga COVID-19: Qeveri në krye të detyrës, mbrohuni nga dezinformimi!

0
Rama 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, ku kërkonte që të shtohej numri i testimeve për gjurmimin e COVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se shifrat e infektimeve në vendin tonë është nën mesataren e rajonit, po ashtu dhe rastet e humbjeve të jetëve. Teksa ndalet tek spitalet Covid, Rama shton se; “asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë”.

REAGIMI I RAMËS
🔴 Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.
#MbaniMaskën
#RuaniDistancat
#MbrohuniNgaDizinformimi
Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku🤝

#SiNjëFamilje❤️

Artikulli i mëparshëm“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit…”, zotohet Basha: Bashkë ne do ta bëjmë realitet!
Artikulli i radhësOperacioni ‘’Bosfor’’, Policia jep detaje: Në Shqipëri janë arrestuar 9 persona, ja çfarë u sekuestrua