FOTOT: “Shkova të zmadhoja gjoksin, por vdiqa gjatë operacionit dhe pastaj… më ringjallën”

0

Një grua britanike thotë se vdiq gjatë ndërhyrjes në gjoks në Turqi, por e zbuloi vetëm disa javë më vonë.

47-vjeçarja Lisa MacDonald kishte dhimbje të forta dhe shenja djegieje në kraharor pas ndërhyrjes.

Kur u kthye në shtëpi, asaj iu shfaq infeksion dhe pësoi sepsis.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, aty ku mjekët zbuluan se në fakt në Turqi ajo ishte risjellë në jetë.

“Mjekët zbuluan se brinjët i kisha plot fraktura. Ata thanë se ishte shenjë e CPR (Reanimimi Kardio-Pulmonar). 

E kam të vështirë të besoj se kam vdekur dhe askush nuk më tha”, tregon Lisa për The Sun.

Së bashku me motrën e saj Sacha, 41-vjeçe, ato donin të bënin ndërhyrje në gjoks dhe klinikën në Turqi e gjetën në Instagram. Atyre ju premtuan rezultate të “mrekullueshme” me pak para.

Megjithatë kur shkuan atje, Lisa thotë se klinika nuk ishte asgjë nga çfarë shfaqej në rrjetet sociale.

Pas operacionit, Lisa, e cila pagoi 3400 euro, thotë se kishin shumë dhimbje, por u la në një dhomë të vogël pa qetësues, apo konsulta mjekësore.

Motrat u larguan nga klinika 6 ditë pak operacionit. 3 javë më vonë, 47-vjeçarja ra pa ndjenja në shtëpi dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët i thashë se vuante nga sepsis dhe kishte vetëm 12 orë jetë, nëse nuk hiqte implantet në gjoks. Më vonë ajo zbuloi se ky lloj implanti ishte i ndaluar në Britani dhe Europë.

The Sun shkruan se një investigim i Channel 4, i realizuar së fundmi, zbuloi se shumë klinika kirurgjikale të lira në Turqi veprojnë si ‘agjenci’ për kirurgë pa eksperiencë dhe të pakualifikuar.

Artikulli i mëparshëmQarku i vogël në Jug të Shqipërisë, që ia kalon edhe Tiranës për numrin e infektimeve me Covid-19
Artikulli i radhësNjë pëllumb garash shitet për… 1.6 milionë euro