Futbolli grek është në ditë zie, sot.
Antonis Georgiadis ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pasi vitet e fundit vuante nga disa probleme shëndetësore.
Georgiadis ishte futbollist i Doxa Dramës në vitet ’50, ndërsa në moshën 31-vjeçare filloi karrierën e shkëlqyer si trajner.
Ai ka drejtuar shumë ekipe të njohura greke (përfshirë Olympiakos , AEK dhe Aris ), ishte në krye të kombëtares greke nga vitit 1989-1992, ndërsa regjistroi më shumë paraqitje se çdo trajner tjetër grek (586 në total).
Në vitin 1996, Antonis Georgiadis, atëherë trajner i Paniliakos, ishte viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik që i dha fund karrierës së tij si trajner, pasi më pas ai pati probleme të përhershme shëndetësore.