Nafta zgjeron ndjeshëm fitimet. Mbështetet nga vaksina e kompanisë Moderna dhe OPEC+. Bursa për datën 16 Nëntor 2020

0
Oil prices surge after positive Moderna vaccine results - MarketWatch

Nafta është rritur ndjeshëm në orët e pasdites, për shkak të shpresave se OPEC+ do të vijojë me marrëveshjen aktuale të uljes së prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila skadon në fund të këtij viti. Një mbështetje tjetër, çmimet e gjetën nga kompania Moderna, e cila deklaroi se të dhënat e fazës së tretë të testimeve treguan se vaksina ka një efektivitet prej 94%. Rritja e infektimeve me koronavirus në Europë dhe në SHBA po dëmton kërkesën për naftë.

Në anën tjetër, rritja e prodhimit nga Libia po ushtron presion mbi çmimet. Të dhënat e publikuara në Kinë dhe Japoni, treguan një rritje të përpunimit të naftës në rafineri, gjatë tetorit. Madje, rafinerit në Kinë, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë, përpunuan nivelin më të lartë të naftës në histori. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 43.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 40.5 dollarë për fuçi.

Të dyja u rritën me rreth 8% në sesionin e kaluar, për shkak të shpresave për të pasur një vaksinë kundër Covid-19 dhe mundësive që OPEC+ të mos rrisë prodhimin. Komiteti ministerial i prodhuesve të naftës, që është një grup këshillues, do të zhvillojë një takim të enjten, ndërsa vendimet do të merren në takimin e ministrave të energjisë, të cilët mblidhen më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Bursa për datën 16 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA380.25+ 8.00
DIESEL351.50+ 8.25
BRENT43.12+ 1.33

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPublikohen këngët e Festivalit të 59-të Këngës
Artikulli i radhësLacio në hall, tamponi mban të izoluar Strakoshën dhe Imobilen