Operacioni ‘’Bosfor’’, Policia jep detaje: Në Shqipëri janë arrestuar 9 persona, ja çfarë u sekuestrua

0
Cvd

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje për operacionin ‘’Bosfor’’ me qëllim goditjen e trafikut të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi.

Operacioni u shtri në 24 vende, teksa Policia e Shtetit raporton se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona si dhe janë konstatuar 7 armë zjarri që janë sekuestruar të tipi 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë si dhe sasi të vogla kanabisi, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false.

Ky operacion zgjati 9 ditë nga 2-11 nëntori teksa EUROPOL pak më parë njofti se kontrolle pati në  81 banesa në Shqipëri, Portugali, Greqi e Rumani.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Operacioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së.

Operacioni çoi në 11 arrestime dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara në spastrim ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka patur raste të konstatimit/sekuestrimit të armëve të konvertuara apo gazi apoalarim, por janë sekuestruar  7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona.

24 vende të Europës si Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe MB, të mbështetura nga Komisioni Evropian, Ekspertët Evropianë të Armëve të Zjarrit dhe Eurojust, përfshirë dhe Europolin, kanë qenë pjesë e një operacioni që ka synuar alarmin dhe sinjalizimin e armëve të prodhuara nga Turqia në mënyrë ilegale të trafikuara nëpër Europë nga Bullgaria dhe shtetet e tjera.

Për të trajtuar rritjen e armëve të transformuara dhe tregtuara në mënyrë të paligjshme, operacioni “BOSPHORUS” u krijua dhe u drejtua nga Policia Rumune brenda kornizës së Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).

Të mbështetur nga Europol-i, autoritet mblodhën të dhëna dhe kryen analiza të inteligjencës të blerësve dhe shitësve të armëve të zjarrit në fillim të këtij viti, për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar.

Midis datës 02 dhe 11 nëntor, operacioni vjetor “BOSPHORUS” u përfundua me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 kontrolle banesash.

Këto hetime çuan në arrestimin e 11 personave dhe në konfiskim e 191 armë zjarri, 3714 gëzhoja municionesh, sasi të vogla droge përfshirë hashash (cannabis sativa) dhe kokainë, paketa cigaresh të pavulosura, 1 automjet, 164 cope lëndë piroteknike, dokumente identifikimi false.

Rezultatet paraprake: Para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit.

Fillimi i operacionit

Drejtuesi i operacionit, mbi veprimtarinë e armëve të zjarrit të EMPACT nga Policia rumune koordinoi një operacion me mbështetjen e Bullgarisë, Spanjës dhe Europol-it. Kuadri për javët e veprimit të përbashkët konsistonte në një punë operative në rrjedhën e sipërme të kryer duke mbledhur informacione inteligjente, kontroll të bazave të të dhënave dhe analiza operacionale të blerësve të armeve në vendet e Bashkimit Europian nga tregtarët bullgarë të armëve të zjarrit.

Artikulli i mëparshëmDeklaratat e Metës, Rama reagon për situatën nga COVID-19: Qeveri në krye të detyrës, mbrohuni nga dezinformimi!
Artikulli i radhësVjen ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri, ja kush është italiani që do zëvendësojë Borchardt-in