Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën, e cila u kap me një pistoletë pa leje disa javë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës së bashku me dy persona të tjerë.
Fjolla Morina akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbjatje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.
Kjo pasi Fjolla Morina pranoi se pistoleta e kapur i përkiste asaj dhe se e kishte harruar në çantë.
Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet data e gjyqit.