Kryepeshkopi Anastas Janullatos prej disa ditësh ndodhet në Greqi në një spital në Athinë ku po kurohet, duke qenë se është infektuar me koronavirus.
Gjendja e tij shëndetësore ka marrë edhe vëmendjen e mediave grekeve të cilat përveç lajmeve i kanë kushtuar edhe profile të ndyrshme.
Media greke, news.gr ka zbuluar disa detaje nga ajo që kishte ndodhur në kohën e trazirave në Shqipëri në 1997, ku xhami i blinduar i shpëtoi jetën.
“Piramidat dhe snajperi. Takimi me plumbat në 1997, para rënies së Berishës për skandalin e piramidave. Dritarja me xham të dyfishtë ndërpreu drejtimin e plumbit drejtuar tij. Plumbi u qëllua nga një snajper drejt zyrës së tij. Ai rrëfeu shumë vite më vonë: “Unë e mbaj dritaren, për të më kujtuar se jeta mund të përfundojë në një sekondë. Ne nuk duhet të humbasim asnjë ditë” tha ai.
Gjatë kohës që ndodhet në spital në Athinë Janullatos është telefonuar nga personalitete të politikës greke, të cilët janë interesuar për shëndetin e tij.
Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos është infektuar me koronavirus më 11 nëntor, ku dhe gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që ai të niset me urgjencë drejt vendit fqinj.