Telashe te Lazio, Imobile thirret në Prokurori

0
Telashe te Lazio, Imobile thirret në Prokurori

Historia kaotike e rezultateve të analizave të Koronavirusit te Lazio është kthyer në një çështje serioze për kampin bardhekaltër.

Pasi presidenti Claudio Lotito u mor në pyetje nga prokurori i çështjes në Formelo, radha është e lojtarëve të skuadrës kryeqytetase.

Madje dhe lojtari më i mirë i ekipit, Ciro Imobile, i cili nuk aktivizohet prej disa ndeshjesh me Lazion dhe Italinë, do të thirret për të dëshmuar.

Prokurori i çështjes do të thërrasë dhe disa lojtarë të tjerë të ekipit lacial.

Nuk dihet nëse edhe portieri Thomas Strakosha do të dëshmojë për ngjarjen në fjalë.

Lazio akuzohet se ka fshehur qëllimisht infektimin me Koronavirus të lojtarëve: Imobile, Strakosha dhe Lukas Leiva.

Klubi asnjëherë nuk pranoi që lojtarët ishin infektuar me COVID-19, ndërsa mendohet se ata janë infektuar në stërvitjen pas takimit me Zenitin.

Dyshimet u shtuan në momentin kur të tre nuk po grumbulloheshin me ekipin.

Prokuroria e Romës ka kërkuar kryerjen e analizave të posaçme për COVID-19 te Lazio.

Sipas “Corriere dello Sport”, hetimet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit nëntor, ndërsa konkluzioni i Prokurorisë do të jepet në mes të muajit dhjetor.

Artikulli i mëparshëmFutbolli grek në zi, vdes futbollisti dhe trajneri i njohur
Artikulli i radhësParaqitur me bujë të madhe, ja sa ka kushtuar avioni i ri i skuadrës së Lazios