Tre javë të bllokuar me Velierën në Vlorë, 4 shtetasit e huaj pa përgjigje: Duam të kthehemi në shtëpi…

0
Tre javë të bllokuar me Velierën në Vlorë, 4 shtetasit e huaj pa përgjigje: Duam të kthehemi në shtëpi…

Të ndaluar tre javë më parë, katër shtetasit nga Rusia dhe Ukraina, mbeten ende pa një përgjigje nga pala shqiptare.

Ndërsa ata janë ende duke pritur një përgjigje se çfarë do të ndodhë më ta, pasi pasaportat e tyre janë të bllokuara, veliera  e tyre gjendet në Triport.

Dmitriy Nikulin, kapiteni i anijes thotë se ata aktualisht janë duke bërë një jetë të thjeshtë, gatuajmë shëtisin dhe presim ende një përgjigje se kur mund ta lënë vendin.

“Ne jetojmë një jetë të thjeshtë, gatuajmë dhe qëndrojmë në qytet. Por nuk  kemi mjaftueshëm para dhe nuk kemi rroba të ngrohta. Për në është domosdoshmëri të kthehemi në shtëpi.

Në shpresojmë se investigimet do të mbyllen sa më parë, ne nuk jemi fajtor dhe kemi nevojë ti kthehemi jetës sonë normale sa më shpejtë të jetë e mundur. Të na kthehen pasaportat dhe të kthehemi pas në vendin tonë.

Ne nuk e dinë pse po zgjasin kaq shumë investigimet. Kemi kontaktuar me konsullatën e vendit tonë. Konsulli ka tentuar të informohet mbi situatën por deri tani nuk ka asnjë të dhënë mbi çështjen. 

Në kemi kontaktuar me policinë, ata ma thanë se çështje ka shkuar në Prokurori dhe se mbeten në pritje të përgjigjes prej andej. Ne mund të jetojmë kudo por kualiteti i jetës është i ndryshëm. Nuk është e mundur të jetojmë kështu. Ne kërkojmë të kthehemi pas në Rusi. Veliera nuk është e jona. Është në pronësi të një shtetase Ruse dhe më herët në pronësi të një familjeje gjermane që jetonte në Turqi. Nuk jam në dijeni të ndonjë problemi me ligjin të anijes më herët.

I kam takuar dhe pyetur më herët për disa cështje teknike. Ne po e trasferonim anijen nga Turqia në Malin e Zi.”- tha Dmitriy Nikulin.

4 anëtarët e bordit të anijes kërkojnë kthimin në vendin e tyre. Nga ana tjetër burime nga prokuroria saktësuan se çështja është referuar në Prokurori nga ana e policisë  dhe se janë duke u kryer procedurat paraprake. Policia ka referuar rastin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Artikulli i mëparshëmVaksina e Moderna ofron 95 përqind mbrojtje kundër koronavirusit
Artikulli i radhësMeta thirrje qeverisë: Moment kritik i përhapjes së pandemisë, jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Kategoritë që duhet të testohen