Vaksina e Moderna ofron 95 përqind mbrojtje kundër koronavirusit

0
Vaksina e Moderna ofron 95 përqind mbrojtje kundër koronavirusit

Një vaksinë e re, e cila mbron kundër koronavirusit, është thuajse 95 përqind efektive. Sipas BBC, bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë amerikane Moderna.

Lajmërimi vjen disa ditë pasi kompania Pfizer tha se vaksina e saj ofron 90 përqind mbrojtje kundër Covid-19.

Moderna tha se kjo është një ditë e madhe. Ata planifikojnë të marrin miratimin nga autoritetet së shpejti.

Të dy kompanitë përdorin një qasje thellësisht inovative dhe eksperimentale për vaksinat e tyre. Këto dy lajme kanë shtuar shpresën se vaksinat do i japin fund pandemisë.

Në testime u përfshinë 30 mijë njerëz në SHBA. Gjysmës iu dha vaksina e ndarë në dy doza me katër javë kohë diferencë. Të tjerët morën injeksion fals. Pas rezultateve, kompania thotë se vaksina ofron mbrojtje në masën 94.5 përqind.

Tal Zaks i kompanisë Moderna tha për BBC se efektshmëria është befasuese.

Megjithatë akoma nuk dihet sesa zgjat imuniteti. Kompania thotë se fuqia e saj nuk zhduket te moshat më të mëdha.

Gjatë testimeve nuk është raportuar ndonjë efekt anësor domethënës.

Të dy vaksinat, edhe ajo e Pfizer, injektojnë në trup një kod gjenetik të virusit në mënyrë që të provokohet një reagim imunitar.

Nëse vaksinat miratohen, ekziston mundësia që të nisë shpërndarja e tyre që në dhjetor.

Artikulli i mëparshëmMakina rrotullohet në rrugë, aksidentohet ish-banorja e Big Brother
Artikulli i radhësTre javë të bllokuar me Velierën në Vlorë, 4 shtetasit e huaj pa përgjigje: Duam të kthehemi në shtëpi…