Zhduket pa gjurmë 27 vjeçari/ Gruaja shtatzënë: ‘E telefononin njerëz të çuditshëm, dyshoj se merrej me….’

0
Zhduket pa gjurmë 27 vjeçari/ Gruaja shtatzënë: ‘E telefononin njerëz të çuditshëm, dyshoj se merrej me….’

Zhduket pas telefonatave anonime, Destan Bushi nga Bulqiza. 27-vjeçari  është  parë  mbrëmjen e 7 shtatorit  të largohet me një makinë të zezë me persona të panjohur pranë ish punës së tij.

Bashkëshortja, Leonora Bushi, në një lidhje skype në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv u shpreh  se Destani mund të jetë përfshirë në punë të jashtëligjshme pasi shpesh atë e mernin në celular persona të pa njohur.

Ditën që humbi kontaktet 27-vjeçari ishte nisur për te dentisti dhe nuk u kthye më kurrë, ndërkohë që bashkëshortes në një komunikim në celular i kishte kërkuar që të mos bëhej merak dhe se do të kthehej në mbrëmje.

“Ishte data 7 shtator dhe Destani  më tha se do të shkonte te dentisti. Pak orë më vonë, ai  më mori ne celular  dhe më tha të mos bëhem merak se do të vinte në mbrëmje rreth orës 20:00.Që nga ai moment nuk pata,më asnjë komuinikim me të. Por unë shkova te dentisti dhe ai nuk kishte shkuar fare atje. Bashkëshorti  ka qenë i qetë…Dyshoj se është përfshirë ne ndonjë pune të jashtëligjshme me ndonjë shok pasi në datën  7 shtator  erdhëm nga durrësi në Bulqizë, por atë kohë që ishim me pushime në Durrës, Destanin e shqetësonin shumë persona në celular, por ai nuk më tregonte asgje”- tha bashkëshortja. Ndërsa shton se familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe si pas saj, ai nuk ka patur asnjë konflikt me askënd.

“Unë e kam kerkuar vetëm kudo… tani jam në spital pasi pres të bëhem nënë. Në dijenin time ai nuk ka patur konflikte me askënd dhe bashkë kemi qënë mirë. Kemi bëre denoncim në polici…Ne pyetëm edhe pronarin që ka punuar Destani dhe tha që e ka parë të largohej me një makinë të zezë rreth orës 18:00 të asaj dite. Une i bëj thirrrje të kthehet pasi shumë shpejtë do të bëhet baba” -u shpreh me lot në sy Leonora.

Telefonata e 7 shtatorit do të ishte i fundit komunikim që Destani realizon me bashkëshorten e tij, pasi nga ai moment telefoni i tij rezulton i fikur. Nga ana shëndetësore Destani nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Kjo është hera e parë për 27-vjecarin që largohet nga shtëpia pa lajmëruar askënd . Mjetet e identifikimit i ka lënë në shtëpi dhe nuk i ka marrë më vete. Leonora dhe Destani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë 1 vit më parë dhe për disa ditë pritet të bëhen prindër të një vajze.

Artikulli i mëparshëmParaqitur me bujë të madhe, ja sa ka kushtuar avioni i ri i skuadrës së Lazios
Artikulli i radhës‘Optimist për vaksinimin para Krishtlindjeve’/ Johnson nga izolimi: Ndihem shkëlqyer