COVID-i nuk i ndahet Interit, një tjetër futbollist zikaltër rezulton pozitiv

0
Real Madrid-Inter Champions League

Lajm i keq për trajnerin Antonio Konte në prag të ndeshjes ndaj Torinos. Mbrojtësi serb, Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është izoluar menjëherë siç e parashikon rregullorja.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se mbrojtësi i majtë, është asimptomatik dhe gëzon shëndet të qëndrueshëm.

Kolarov_visite_Inter_GDM_2

Kujtojmë që me Kolarovin, ka shkuar në 3 numri i futbollistëve që janë aktualisht pozitivë të Interi. Brozoviç dhe Padeli janë 2 lojtarët e tjerë asimptomatikë, që presin negativitetin e tamponit. Të 3 këta futbollistë do të jenë të padisponueshëm ndaj Torinos.

Artikulli i mëparshëmZbulohet manovra e Milanit nëse ikën Çalhanoglu, drejtuesit nisin menjëherë bisedimet me menaxherin e talentit 20-vjeçar
Artikulli i radhës“Ky është momenti më i vështirë i karrierës”, Pogba shigjeton Junajtidin nga grumbullimi me Francën