Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të zvogëlojnë kontaktet me njerëzit e tjerë në minimum, si e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Njerëzit duhet të shmangin kremtimet private plotësisht, tha Merkel të hënën pas konsultimeve me krerët e qeverive të vendeve.
Kontaktet duhet të jenë të kufizuara në një familje të vetme, ndërsa rregulli përfshin edhe fëmijët dhe të rinjtë.
Merkel theksoi se kufizimet e kontaktit janë “receta e suksesit” për të frenuar përhapjen e virusit:
“Çdo kontakt që nuk zhvillohet është i mirë për të luftuar pandeminë”, thekson Merkel.
Është gjithashtu e rëndësishme të merren kundërmasa më të forta në rajonet me numër të lartë të rasteve.