Këtë të martë monedha europiane është forcuar në krahasim me ditën e hënë duke u blerë sot me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 137 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të vlerës duke u shfaqur i qëndrueshëm këtë mëngjes teksa vijon edhe sot të blihet me 104.2 lekë dhe të shitet me 104.9 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Franga zvicerane është valuta e vetme kryesore që ka shënuar një rënie të vogël në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë të martë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.
Bursa për datën 17 Nëntor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 372.00 | – 8.25 |
DIESEL | 348.00 | – 3.50 |
©aktualitet.al