Këshilltari i qeverisë: Normaliteti do të kthehet në pranverë

0
Këshilltari i qeverisë: Normaliteti do të kthehet në pranverë

Këshilltari i lartë i qeverisë britanike, Sir John Bell tha se normaliteti në vend do të kthehet në pranverë.

Profesori John Bell i Universitetit të Oksfordit, këshillon qeverinë për koronavirusin. Ai tha se miliona doza vaksinë do të shpërndahen brenda këtij dimri.

Sipas tij, ky nuk është proces i vështirë pasi miliona doza vaksinash gripi shpërndahen rregullisht pa problem.

Ai tha se suksesi i vaksinave të Pfizer dhe Moderna nënkupton se edhe vaksina e shumëpritur e Oksfordit do të ketë efekte pozitive në krijimin e antitrupave për të mposhtur virusin.

Qeveria britanike planifikon të shpërndajë vaksinën që në dhjetor. Ndërkohë ajo ka porositur miliona doza nga të dy kompanitë, Pfizer dhe Moderna. Qeveria nuk e ka përjashtuar mundësinë që vaksina të bëhet e detyrueshme.

Artikulli i mëparshëmKolapsi/ 250 persona presin tamponin prej një jave në Gjirokastër
Artikulli i radhësZjarr në repartin e koronavirusit, 10 persona digjen nga flakët