Mbi 2 mijë të infektuar në 24 orë/ Greqia konfirmon 59 viktima nga Covid-19

0
New Athens Street Art Free Tour - Athens | FREETOUR.com

Greqia vijon të shënoi rritje të rasteve të reja me Covid-19, ku në 24 orët e fundit janë 2198 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë u regjistruan 59 vdekje duke e rritur numrin e fataliteteve në total në 1165 që nga fillimi i pandemisë.

Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv arriti në 400.

Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 126 (31.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 79.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë 70 vjeç ose më të vjetër.

Mosha mesatare e pacientëve që kanë ndërruar jetë është 80 vjeç dhe 97.2% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi i mirë është që 383 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinj, edhe pse situata vijon që të jetë shumë e rënduar.

Artikulli i mëparshëmMobilizim ushtarak/ Sulm nga ajri, toka dhe deti, Turqia ‘pushton’ ishullin
Artikulli i radhësMjeku Genc Sulçebe tregon shenjën dalluese kryesore mes Covid-19 dhe gripit të zakonshëm