Mjekja e familjes tregon dy shenjat kryesore të COVID: Ja pse nuk duhet nisur menjëherë trajtimi me antibiotikë

0
Mjekja e familjes tregon dy shenjat kryesore të COVID: Ja pse nuk duhet

Ornela Çela, mjeke e familjes, thotë se personat që konstatojnë se janë infektuar me COVID-19 nuk duhet të nisin menjëherë trajtimin me antibiotikë. Ajo thotë se, mjekët e familjes ofrojnë trajtim zëvendësues dhe mbështetës në varësi të formës që pacienti po kalon.

Nga ana tjetër, Çela thotë se konstaton se shumë persona kanë nisur që të kujdesen me vitamina C dhe D për të mos u prekur nga COVID-19, por kjo gjë nuk cilësohet shumë efektive.

“Kur vijnë thonë që kemi një muaj që konsumojmë vitamina C dhe D. Kur pacienti ka mungesë të vitaminës D, kalon një formë më të rëndë të COVID-19. Unë mendoj që në momentin që pacient nuk ka një ulçer stomaku, në doza të vogla nuk ka ndonjë problem nëse i merr,”- tha mjekja.

Si takon dy shenjave kryesore që një person i infektuar me COVID-19, mjekja veçoi temperaturën që zgjat më shumë se 7 ditë dhe e shoqëruar me kollë të thatë që mund të nisë brenda kësaj periudhe.

Artikulli i mëparshëmLufta me koronavirusin / Vjen lajmi fantastik nga Franca
Artikulli i radhësVitaminat shërojnë COVID-19? Imunologu Genc Sulçebe apel të prerë qytetarëve