Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, duke komentuar rritjen e shifrave ka renditur shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me koronavirus. Ai shtoi se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë.
“Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, tha ai.