“Trillime dhe gënjeshtra” i quan akuzat e Ramës në lidhje me UÇK-në, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë që Rama ka kohë të merret me të tilla çështje, sipas Bashës vendi zhytet më tej në kolaps ekonomik. Sipas kryedemokratit, Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj.
“Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj. Ne do ta ndryshojmë këtë”, shkruan Basha.