Vaksina amerikane anti-Covid nga “Moderna”, Reuters zbulon sa do jetë çmimi

0
Vaksina amerikane anti-Covid nga “Moderna”, Reuters zbulon sa do

Një lajm tjetër inkurajues erdhi në lidhje me luftën kundër koronavirusit, këtë herë nga kompania amerikane “Moderna” që njoftoi se efektiviteti i vaksinës së saj arrin 95%.

BE, e cila tashmë ka rënë dakord me “Pfizer” dhe “BioNTech” për mbi 300,000,000 doza të vaksinës së tyre, ka qenë në bisedime me kompaninë “Moderna” që nga korriku, sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters.

Sipas një zyrtari të lartë që mori pjesë në bisedime, një marrëveshje midis BE dhe “Moderna”-s mund të arrihet në ditët në vijim.

Ai shtoi se diskutimet po përqendrohen në formulimin ligjor të kontratës, kryesore çmimi. Sipas Reuters, çmimi i negociuar ishte nën 25 dollarë për vaksinën. Vaksina “Moderna” jepet në dy doza.

Po Shqipëria ku është?

Qeveria shqiptare ka paguar paratë për Covax-in dhe tashmë ka hyrë në rrjetin e vendeve që ka prenotuar financiarisht aksesin për vaksinën. “Qeveria ditën e sotme ka paguar kaparin për Covax-in. 

Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajt që vijnë” tha Rama sot në Kuvend.

Artikulli i mëparshëmMjekimi i Covid-19 me bombolën e oksigjenit në shtëpi, mjekja del kategorikisht kundër: Ja pse nuk i sugjerojmë
Artikulli i radhësSa feta duhet të konsumojmë në ditë dhe cila është buka më e mirë për shëndetin tonë? Ekspertët japin informacionet e rëndësishme