Zbardhen prapaskenat e bujshme nga Italia/ Interi piketon një shqiptar në këmbim të Eriksenit

0
ERIKSEN

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe ato britanike së fundmi. Bëhet fjal për një shkëmbim të mundshëm mes mesfushorit të Interit, Kristian Eriksen dhe futbollistit shqiptar, Granit Xhaka.

Sipas “Corriere dello Sport”, është klubi i Arsenalit që ka propozur këtë lëvizje, teksa drejtuesit zikaltërit janë duke e shqyrtuar me kujdes.

Xhaka

Xhaka duket një ide tunduese për Interin, pasi grinta dhe tiparet e tij mund t’i përshtaten lehtë skemës 3-5-2 të zikaltërve. Nëse palët bien dakord plotësisht, kjo marrëveshje pritet të konkretizohet që në muajin janar.

Mesfushori danez, nuk është në planet e trajnerit Konte, edhe pse u afrua me bujë në merkaton e verës. Ai mund të rikthehet në Premier Ligë, ku arriti të shkëlqente me skuadrën e Totenhemit, teksa kësaj here me shumë gjasa do të veshë fanellën e rivalëve të Arsenalit.

Artikulli i mëparshëm“Veliaj mashtrues me patentë”/ Këlliçi: Në 25 prill do i përgjigjemi betonieres së Tiranës
Artikulli i radhësParashikimi i historianit/ Dekada tjetër mund të jetë edhe më e keqe për botën