Zbulohet manovra e Milanit nëse ikën Çalhanoglu, drejtuesit nisin menjëherë bisedimet me menaxherin e talentit 20-vjeçar

0
calhanoglu.milan.bodoglimt.2020.2021.scatto.750x450

Nuk ka asnjë ndryshim sa i takon çështjes së rinovimit të kontratës së Hakan Çalhanoglu me Milanin. Prej javësh drejtuesit e klubit janë në kontakte me menaxherin e futbollistit për të gjetur një zgjidhje, por duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Për rinovimin e kontratës numri 10 i kuqezinjve kërkon të paktën 6 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i pagës aktuale, por kjo shifër është e papërballueshme për arkat e Milanit. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen, klubi nga Milanello do të synojë të arrijë te kartoni i Soboslai, i cili është alternativë për të zëvendësuar turkun.

maxresdefault (1)

Krerët e klubit Italian kanë nisur menjëherë bisedimet me menaxherin e talentit të Salcburgut. Për ta sjellë 20-vjeçarin në “San Siro”, “Djalli” është gati të paguajnë klauzolën prej 24 milionë eurosh, teksa duket se nuk mungon edhe vullneti i hungarezit për këtë transferim.

Artikulli i mëparshëmLacio në hall, tamponi mban të izoluar Strakoshën dhe Imobilen
Artikulli i radhësCOVID-i nuk i ndahet Interit, një tjetër futbollist zikaltër rezulton pozitiv