Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot se “qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë.”
Deklarata ka ardhur pasi Basha publikoi problemet e një biznesmeni në Tiranë, Gjok Bunajt, i cili i përshkroi me detaje humbjet që ka pësuar në kushtet e krizës së pandemisë, i pambështetur nga qeveri”