Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, ka risjellë në vëmendje kohën kur ishte në pushtet si ministër i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai nxjerr videon dhe ironizon se asgjë nuk ka ndryshuar dhe tani, përveç emrave.
“A ju kujtohet ajo kohe brilante e “Bravo Çuna”.
A e mbani mend punen vetemohuese te “çunave” per realizimin e planit te firmosur nga Ministri Saimir Tahiri.
Per ata qe harrojne shpejt degjoni “recitimin” e aktorit kryesore, kushtuar ministrit me te sukseshem rilindas.
P.S..aktori kryesor ne kete “film” eshte çik i shpallur ne kerkim …per pune te mire kuptohet jo per paligjshmeri si ato te mijat..jo se edhe une jam ne kerkim akoma”, shkruan Dritan Zagani.