‘Duhet të shmangim mbylljen e madhe’, Pipero apel qytetarëve: Zbatoni këtë 4 rregulla!

0
‘Duhet të shmangim mbylljen e madhe’, Pipero apel

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotëse masa e marra sot nga Komiteti i Ekspertëve janë të drejta dhe duhen respektuar.

 Kjo sipas tij është për të shmangur edhe mbylljen e madhe.

“Smund të themi nëse virusi është më shumë apo më pak agresiv sepse ka ndryshuar dhe mosha. Kemi thënë nga fillimi që ky virus ende ka shumë të panjohura. Përgjigjia e çdo personi ndaj virusit është e ndryshme. Të jemi të bindur ndaj masave parandaluese. Duhet të respektojmë këto norma e pastaj protokolle të cilat janë të detajuara në çdo nivel për çdo institucion edhe midis vendit ku punojmë dhe jetojmë.

Unë nuk jam ekspert i fushës, në opinionintim asnjëherë smë ka shkuar në mendje se një mbyllje. Ka shumë mënyra të tjera kufizuese. Mbyllja e plotë sado efikase të jetë nuk është zgjidhje. Ajo mund të vijë por nuk është mbyllja zgjidhja. Zgjidhja është respektimi i protokolleve dhe masave parandaluese. Mbajtja e maskës dhe reskeptimi i distancës, higjiena dhe shmangia e grumbullimeve në çdo mjedis.

Një masë e arsyeshme që numri i grumbullimeve të jetë në 10. Mosrespektimi  i protokolleve veçanërisht në bare, ku numri i personave dhe karrigeve është më i madh sesa rekomandimi dhe mosha që frekuenton këto lokale”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmMerr më shumë jetë njerëzish se COVID-19, kjo është sëmundja që na ‘vret’ në heshtje
Artikulli i radhësBasha: Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që i jep ndihmë financiare çdo familjeje